Sporti

Roma nuk di të ndalet: E interesuar edhe për Icardin

07/25/2021 15:02
nga:E K

Klubi nga kryeqyteti italian, Roma ka shprehur interesim për futbollistin e PSG, Mauro Icardi.

Sipas ‘Calcio Mercato‘, Roma po e shqyrton mundësinë e blerjes së Icardit gjatë këtij afati kalimtar veror, shkruan GazetaBlic Sport.

Drejtuesit e klubit francez janë të hapur për mundësinë e shitjes së sulmuesit argjentinas në çmimin e duhur.

PSG për shërbimet e tij po kërkon 60 milionë euro.

Roma duhet të mposht Juventus dhe Milan të cilët poashtu kanë shprehur interesim për 28 vjeçarin.

/GazetaBlic Sport/