Sporti

Roma nis ofertën zyrtare drejt Arsenal – kërkohet Maitland Niles

01/03/2022 16:55
nga:E K

Jose Mourinho është i vendosur ta transferojë Mitland-Niles.

Merkatoja e janarit tashmë është hapur dhe skuadrat evropiane janë duke bërë lëvizjet për të përmirësuar repartet e tyre, që të mbyllin sa më mirë sezonin.

Skuadra e Romës sheh nevojën për të përforcuar mesfushën, ose më saktësisht krahun e djathtë.

Sipas raportimeve të fundit nga David Ornstein, Roma ka nisur ofertën e parë zyrtare drejt Arsenal, për Ainsley Maitland-Niles.

Giallorossi e duan lojtarin në formë huazimi, me opsion blerjeje në fund të sezonit.

Arsenal thuhet se preferon më shumë një ofertë që do ta largonte Niles në formë permanente.