Sporti

Roma ndal Atalantan, ndeshja mbyllet në barazim

04/22/2021 20:25
nga:Lorik J

Roma ka barazuar ndaj Atalantas në ndeshjen e sotme në “Olimpico”.

Roma dhe Atalanta kanë barazuar me rezultatin 1-1, në ndeshjen e xhiros së 32’të të Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

Në pjesën e parë, Atalanta ka qenë në avantazh me rezultatin 0-1, pas golit të Malinovsky.

Megjithatë, në pjesën e dytë gjërat shkuan ndryshe, pasi loja ishte më e ashpër.

Gosens u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas Roma barazoi rezultatin në 1-1, me anë të Cristantes, i cili shënoi eurogol nga distanca.

Atalanta mbetet në vendin e tretë me 65 pikë – kurse Roma në vendin e 7’të me 55 pikë.

/GazetaBlic Sport