Sporti

Roma – Mourinho, Liga e Kampionëve kthehet në kusht për të vazhduar bashkëpunimin

02/08/2023 12:31
nga:Mergim Rreci

La Gazzetta dello Sport pretendon se renditja e Romës në top katërshe do të jetë vendimtare për qëndrimin e Jose Mourinhos në kryeqytet mes raporteve për një rikthim në Chelsea.

Kontrata e ‘Special One’ skadon në qershor 2024, por burime në Angli dhe Portugali pohojnë se Chelsea po konsideron ta rikthejë atë në klub gjatë verës, përcjell GazetaBlic Sport.

La Gazzetta dello Sport konfirmon se Mourinho nuk është plotësisht i lumtur në kryeqytet pasi pret më shumë investime për të forcuar ekipin. Drejtori Tiago Pinto ka thënë publikisht se skuadra e ndërtuar në verë është mjaft e fortë për të fituar një top katërshe, ndërsa Mourinho e quajti një “mrekulli” për Giallorossët një pozitë të mundshme në Champions League.

Roma aktualisht ndodhet e treta në tabelë, dy pikë më shumë se Atalanta dhe Milani në vendin e pestë, dhe tre më poshtë Interit të vendit të dytë.

Sipas gazetës, prania e Romës në Ligën e Kampionëve do të jetë vendimtare për të bindur Mourinhon të qëndrojë në krye të paktën deri në fund të kontratës së tij.

/GazetaBlic Sport/