Roma do të luajë kundër Milanit në çerekfinalen e Kupës së Italisë pasi “Giallorossët” fituan 4-1 në shtëpi ndaj Sampdorias.
“Ujqërit e Romës” kaluan në epërsi 1-0 në minutën e 9-të kur Artem Dovbyk shënojë në portën e Paolo Vismara. Roma dyfishoi epërsinë në minutën e 19-të, kur Artem Dovbik shënoi për 2-0.
Nikoqirët bënë 3:0 në minutën e 25-të pas golit shumë të bukur të Tommaso Baldanzi.
Roma arriti të shënojë golin e katërt në minutën e 79-të. Pas një krosimi në zonën e penalltisë së Sampdorias, Shomurodov futi topin në portën e Sampdoria për 4-1.
Roma do të vizitojë Milanin në San Siro më 5 shkurt në një ndeshje çerekfinale për Kupën e Italisë.
/GazetaBlic Sport


