Sporti

Roma mendon sërish për transferimin e Granit Xhakës

11/18/2021 16:08
nga:Lorik J

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Roma në janar mund të rihapë negociatat me Arsenalin për të arritur transferimin e Granit Xhakës.

Mesfushori shqiptar ishte fillimisht i prekur nga Covid, ndërsa më pas u lëndua dhe mungon tash e një muaj, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediumi italian njofton se pavarësisht rinovimit të nënshkruar në verë mes klubit anglez dhe Xhakës, Giallorossët mund të kthehen në negociata për të arritur transferimin e lojtarit 29 vjeçar.

/GazetaBlic Sport