Sporti

Roma me apel në UEFA, ka një kërkesë për ndeshjen vendimtare ndaj Ludogorets

10/28/2022 21:58
nga:Mergim Rreci

Roma ka bërë një apel në UEFA për të reduktuar pezullimin e Nicolo Zaniolo-s dhe kështu trajneri Jose Mourinho të llogarisë te lojtari i talentuar në ndeshjen vendimtare kundër Ludogorets, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Italiani u përjashtua me karton të kuq dhe u ndëshkua me tre ndeshje në humbjen kundër Betis (1-2) në fillim të këtij muaji. Zaniolo goditi një kundërshtar, përcjell GazetaBlic Sport.

Roma shpreson se pezullimi i tyre do të reduktohet nga tre ndeshje në dy. Kjo do ta lejonte atë të luajë kundër Ludogorets, ku ata nuk mund të humbasin pikë.

Kujtojmë se në ndeshjen e mëparshme kundër skuadrës bullgare, Jose Mourinho pa skuadrën e tij të mposhtej (1-2).

/GazetaBlic Sport/