Sporti

Roma kryen një transferim të madh, Oliviera zbarkon në kryeqytetin italian

01/12/2022 12:20
nga:Mergim Rreci

Sergio Oliveira zbarkoi mëngjesin e së mërkurës në kryeqytetin italian ku pritet të kryej testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën me Romën.

Mesfushori portugez duhet të zyrtarizohet si përforcim për skuadrën José Mourinhon gjatë ditës, përcjell GazetaBlic Sport.

Fillimisht, Sergio Oliveira do të luajë te Roma si i huazuar nga FC Porto. Klubi romak ka një opsion blerjeje në fund të sezonit në një marrëveshje që mund të arrijë 20 milionë euro.