Sporti

Roma kërkon një marrëveshje të re me Mourinhon, Newcastle monitoron situatën e tij

12/12/2023 15:52
nga:Mergim Rreci

La Gazzetta dello Sport raporton se bisedimet mes Romës dhe Jose Mourinhos për një zgjatje të mundshme të kontratës kanë filluar, por trajneri dëshiron një marrëveshje të re dyvjeçare dhe Newcastle po monitoron situatën.

Marrëveshja aktuale e Mourinhos skadon në fund të sezonit dhe sipas Gazzetta, negociatat mes palëve tani kanë filluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Raporti pretendon se Mourinho ka kërkuar një marrëveshje të re dyvjeçare, ndërsa Roma duket e gatshme të ofrojë një zgjatje të kontratës edhe njëvjeçare.

Negociatat do të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme dhe bisedimet mund të dështojnë vetëm nëse rezultatet e Romës përkeqësohen në pjesën e dytë të sezonit dhe nëse një ‘klub i madh do të trokasë në derën e Mourinhos’.

Gazzetta përmend Real Madridin dhe Newcastle si dy klube që mund të jenë të interesuar për Special One. Thuhet se anglezët janë veçanërisht të prirur për një marrëveshje të mundshme me të.

/GazetaBlic Sport/