Sporti

Roma interesohet për Elmas

07/27/2025 15:32
nga:Lorik J

AS Roma ka pyetur për anësorin e RB Leipzig, Eljif Elmas, i cili është gati të kthehet në Serie A, sipas gazetarit Nicolo Schira .

Torino po kërkon gjithashtu një tjetër huazim për 25-vjeçarin, i cili kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 me ta, duke shënuar katër gola në 13 paraqitje.

Leipzig, i cili nënshkroi Elmas nga Napoli për 24 milionë euro në janar 2024, është i hapur për një shitje të përhershme për 17 milionë euro, pasi paga e tij vjetore prej 6 milionë eurosh dhe koha e kufizuar e lojës – 16 ndeshje të Bundesligës pa gol – e bëjnë atë të dal në merkato.

Roma e sheh shkathtësinë e Elmas si ideale për krahun e majtë, ndërsa Torino heziton për opsionin e blerjes për 17 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/