Sporti

Roma – Inter, Mourinho kundër ish skuadrës së tij, formacionet e mundshme

12/04/2021 11:18
nga:Mergim Rreci

Sot fillon xhiroja e 16-të në Serie A.

Një edicion jashtëzakonisht interesant po zhvillohet deri më tash në nivelin elitar të futbollit italian, atje ku Napoli, Milani dhe Interi janë në krye të tabelës me vetëm dy pikë dallim, shkruan GazetaBlic Sport.

Roma takohet me Interin në ora 18:00, në një ndeshje ku Jose Mourinho do të përballet ndaj ish skuadrës së tij me të cilen fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme të kësj sfide.

Roma (4-2-3-1): Rui Patricio; Ibanez, Mancini, Smalling, Vina; Veretout, Cristante; Carles Perez, Zaniolo, Mkhitaryan; Shomurodov.

Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

/GazetaBlic Sport/