Roma ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Genoa.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho arkëtoi pikët e plota ndaj Genoas, duke fituar me rezultat 0 – 2.
Nedshja ishte plotësisht e dominuar nga Roma, që kishin plotë 18 përpjekje në portë, mirëpo assesi topi nuk përfundonte në rrjetë.
Ishte talenti Felix Afena-Gyan që hyri si inkuadrues për të shënuar në minutën e 85-të pas një asistimi të Mkihataryan, derisa i njëjti pastaj realizoi supergol nga distanca në fundin e ndeshjes (90+4).
Këta dy gola ishin të mjaftueshëm që Roma të arkëtoi pikët e plota, duke u ngritur në pozitën e pestë me 22 pikë, derisa Genoa qëndron në pozitën e 18-të me nëntë sosh.


