Tammy Abraham, sulmuesi anglez 23-vjeçar, mund të jetë pranë largimit nga Chelsea dhe bashkimit me Romën.
Sipas Sky Italia, klubi nga kryeqyteti italian tashmë ka një marrëveshje për transferimin me Chelsean, përcjell GazetaBlic Sport.
Roma në të njëjtën kohë mund të jetë në prag të humbjes së boshnjakut Edin Dzeko, i dëshiruar nga Interi pikërisht për të kompensuar largimin e sulmuesit belg.
Abraham ka zhvilluar 89 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola.
/GazetaBlic Sport/


