Roma-Feyenoord, është dita e finales.
Akti i fundit i Ligës së Konferencës luhet në Tiranë. Giallorossët janë skuadra e vetme italiane ende në Europë dhe nga ora 21:00 do të përballen me bardhekuqtë nga Holanda në “Air Albania”.
Klubi i fundit italian që fitoi në Evropë ishte Interi i vitit 2010, që në krye kishte Mourinhon. Trajneri i njëjtë sonte do të provojë sërish një triumf në Evropë – por në stolin e Romës.
Pak para finales, janë publikuar edhe formacionet e mundshme të dy skuadrave.
Ja përbërjet e mundshme:
Roma (3-4-2-1) : Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Sergio Oliveira, Cristante, Zalewski; Pellegrini; Mkhitaryan; Abraham.
Feyenoord (4-2-3-1): Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Kökçü; Nelson, Til, Sinisterra; Dessers.
/GazetaBlic Sport


