Sporti

Roma-Feyenoord, ja si pritet të luajnë skuadrat në “Air Albania”

05/23/2022 20:48
nga:E K

25 maj do të jetë një ditë historike për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi për herë të parë në vendin tonë do të luhet një finale e një kompeticioni europian. Të mërkurën në orën 21:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Air Albania” pasi prozhektorët do të ndizen për të pritur përballjen mes Romës së Jose Mourinhos dhe Feyenoord të Slot në Conference League.

Një ndeshje e luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve të cilat do të kërkojnë të bëjnë të tyrin trofeun e këtij kompeticioni, që sigurisht do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm.

Kur jemi vetëm 2 ditë nga përballja e madhe, iu hedhin një sy edhe statistikave të dy ekipeve dhe ecurisë së tyre deri në finale, për të njohur akoma më shumë se cila mund të jetë favorite për trofeun e madh të kompeticionit.

Në Itali përgjithësisht skuadrat përdorin strategji mbrojtëse, teksa mbështeten shumë tek shprehja se “Sulmi më i mirë është mbrojtja”, dhe e tillë pritet të jetë edhe në “Air Albania”, teksa të gjithë ne do të prisnin me padurim të shikonim mbrojtësin e kombëtares tonë, Marash Kumbulla të zbriste në fushë.

Nga ana tjetër skuadra holandeze është më sulmuese, pasi trajneri Slot kështu do të shprehej dhe e tillë pritet të jetë edhe në Tiranë, ndaj “luftëtarëve” të Mourinhos.

Roma ka një humbje në nëntë ndeshje të Ligës së Konferencës, ka fituar pesë, dhe gjashtë nga 10 të fundit kanë parë mbi 2.5 gola të shënuar.