Roma është i interesuar për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Alex Telles në formë huazimi gjatë verës.
28-vjeçari iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Porto vitin e kaluar dhe bëri 24 paraqitje.
Por, Telles është prapa Luke Shaw në zgjedhjet për krahun e majtë dhe ka pasur sugjerime që mund të largohet në këtë afat veror.
Sipas gazetarit italian, Gianluca di Marzio, Roma e do huazimin e brazilianit si zëvendësuesi i Leonardo Spinazzola, që këputi ligamentet derisa përfaqësonte Italinë.
Man United nuk konsideron ta pranojë këtë largim, por Roma thuhet se do bëj presion që të arrihet marrëveshja.
United gjithashtu kërkon një mbrojtës të ri të krahut dhe Kieran Trippier shihet si opsioni më adekuat.


