Drejtuesit e Romës janë shumë pranë marrëveshjes për të transferuar nëpërmjet formulës së huazimit, anësorin e djathtë, Angelinon. Ky i fundit është në pronësinë e Leipzig, ndërsa ishte në huazim në Turqi te Galatasaray.
Verdhekuqtë kanë ofruar pesë milionë euro për huazimin e 27 vjeçarit, teksa sipas mediave palët po bisedojnë detajet e fundit dha janë shumë pranë marrëveshjes.
Angelino pritet në këtë formë t’i bashkohet shpejt Romës dhe të vendoset nën urdhrat e trajnerit Daniele De Rossi për pjesën e dytë të sezonit.
Roma ka vuajtur jashtëzakonisht në krahun e djathtë të mbrojtjes me Spinazzolën që në pjesën më të madhe të kohës ka pasur shqetësime fizike.