Sporti

Roma – Bayer Leverkusen, formacionet e mundshme

05/02/2024 08:43
nga:Mergim Rreci

Europa League premton shumë emocione e spektakël me ndeshjet e para gjysmëfinale, në program mbrëmjen e kësaj të enjteje me dy sfida intriguese.

Shumë ambicie dhe llogari të hapura në Roma-Bayer Leverkusen.

Të dyja skuadrat u përballën dhe vitin e kaluar në gjysmëfinale ku ata që kaluan turin ishin “verdhekuqtë” pas fitores 1-0 në shtëpi dhe barazimit pa gola në sfidën e kthimit. Gjithsesi shumë gjëra kanë ndryshuar që atë herë, kur Roma drejtohej nga mjeshtri i kompeticioneve të “knock-outit” Jose Mourinho, i cili u shkarkua këtë sezon duke i lënë vendin De Rossit, që ka marrë një seri fantastike rezultatesh pozitive duke ndryshuar dhe stilin e lojës.

Në të njëjtën kohë Leverkusen këtë sezon u konfirmua si surpriza më e madhe në kampionatet elitare të Europës, duke thyer hegjemoninë e Bayern Munich me titullin kampion në Bundesliga në një sezon të jashtëzakonshëm ku “aspirinat” e Xabi Alonso nuk kanë humbur asnjë nga 46 ndeshjet e fundit. Një seri vertët e jashtëzakonshme.

Granit Xhaka pritet të jetë titullar në këtë takim, duke kërkuar një tjetër paraqitje sa më pozitive ashtu siç ka bërë sezoni.

Roma: Svilar; Karsdorp, Mancini, Ndicka, Angelino; Cristante, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, El Shaarawy

Bayer Leverkusen: Hradecky; Kossounou, Tah, Hincapie; Frimpong, Palacios, Xhaka, Grimaldo; Wirtz, Adli; Schick