Rolls-Royce ka përfunduar testimin dimëror për veturën e saj të re, plotësisht elektrike, Spectre.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo i është nënshtruar temperaturave deri në minus 40 gradë celsius në një objekt të specializuar në Suedi.
Modeli i ardhshëm tani do të hyjë në fazat e ardhshme të zhvillimit përpara daljes së tij të planifikuar në 2023.
Inxhinierët analizuan nivelet e zhurmës së Spectre, dridhjet, sistemin e kontrollit të klimës dhe gjendjen e përbërësve të tij prej gome në këto kushte ekstreme, si dhe performancën e tij të trajtimit dhe të sistemit të fuqisë.