Shkruan: Reshat Nura
Duke marrë parasysh Vendimin për vendosjen e masës së përkohshme nga gjykata kushtetuese e Kosovës për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit dhe situatës institucionale, më duhet ta theksojë se me këtë rast gjykata kushtetuese nuk ka marrë një vendim stabilizues duke mos bërë një trajtim të thellë mbi parimin e funksionimit normal të institucioneve sipas kushtetutës, ku është dashur të merren për bazë keto nene të Kushtetutës së Kosovës:
neni 4 – ndarja dhe balancimi i pushteteve – sepse vendimi i tillë pezullon plotësisht veprimtarinë e Kuvendit,
neni 65 – Kompetencat e Kuvendit – vendimi i tillë në praktikë pengon ushtrimin e kompetencave kushtetuese,
neni 66 – Mandati dhe funksionimi i Kuvendit – vendimi i tilllë kufizon ushtrimin e mandatit kushtetues të deputetit,
Marrë për bazë nenet e lartëcekura, Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton ndarjen e pushteteve, ushtrimin e kompetencave të kuvendit dhe funksionimin e rregullt të institucioneve kushtetuese
Parimi i funksionimit normal të institucioneve duhet të zbatohet dhe zbatohet zakonisht kur ka një konflikt juridik ose kontest kushtetues, institucionet e shtetit duhet të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë që shteti të mos bllokohet, pra:
Nuk bllokohet gjithë veprimtaria e organit legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor,
Vetëm veprimet që lidhen drejtëpërdrejti me aktin që është kontestuar (Neni 116 paragrafi 2 i kushtetutës së Kosovës).
Në rastin tonë kemi një situatë të këtillë:
Presidentja e Kosovës shpërndan kuvendin përmes dekretit, dhe qeveria e Kosovës e konteston dekretin në gjykatën kushtetuese.
Si do të ndikonte ky parim në rastin konkret:
Gjykata mund ta pezulloje vetëm dekretin e Presidentës, kurse
Kuvendi do të duhej të vazhdonte të kryejë funksionet normale si:
Do të miratonte ligje, mbikëqyrte qeverinë etj, por nuk merr vendime që lidhen me shpërndarjen e tij derisa gjykata të vendosë.
Pse është kaq i rëndësishëm trajtimi më i thellë i këtij parimi
Sepse ekziston reziku të kemi:
bllokadë institucionale sepse as qeveria e as kuvendi nuk mund të veprojnë,
krizë politike dhe legjislative sepse vendime të rëndësishme shtetërore nuk mund të merren, dhe
thellim të tensioneve politike sepse institucionet përplasen për cdo veprim të mundshëm.
Prandaj, gjykata kushtetuese do të duhej të ruan balancën mes kontrollit kushtetues dhe vazhdimësisë institucionale, pra të pezullon dekretin për shpërndarje të kuvendit por pa bllokuar funksionimin e Kuvendit.
Në këtë rast gjykata ka ndaluar cdo veprim të kuvendit duke pezulluar totalisht vendimet dhe aktivitetet duke krijuar kështu bllokadë institucionale, pra kemi një krizë kushtetuese dhe funksionale që dëmton vazhdimësinë e shtetit dhe situatat e tilla krijojnë një precedent për ndalimin e aktivitetit të institucioneve duke çuar në ngërç institucional i cili rrit tensionet politike.
Në këtë rast Gjykata duke pezulluar veprimtarinë e kuvendit, ndalon kuvendin të vëprojë në tërsi, si:
Miratimin e ligjeve që nuk lidhn drejtpërsëdrejti me shpërndarjen e kuvendit, p.sh ligjet administrative, ligjet për cështje jo-politike ose shërbime publike,
Kuvendi mund të kryej veprime që lidhen me funksionimin e brendshëm, p.sh. procedura për diskutime dhe raportime,
Kuvendi mund të vazhdojë me kontrollin e qeverisë, p.sh. pyetje parlamentare, kontrollin e zbatimit të ligjeve ekzistuese, debate mbi politikat publike, etj.
Kuvendi mund të përgatis ligje dhe vendime për miratim pas përfundimit të pezullimit, pa i miratuar formalisht.
Marrëveshje tregtare me vendet tjera,
Marrëveshje ndërkombetare por me kusht që nuk preket mandati i deputetëve dhe shpërndarja e kuvendit,
Marrëveshje për bashkëpunim kulturor, shkencor apo teknologjik
Çfarë nuk do të duhej të bënte kuvendi nëse nuk do të pezullohej veprimtaria e kuvendit
Nuk do të duhej të miratojë ligje që ndryshojnë shpërndarjen e tij ose mandatet e deputetëve sepse ato janë të ndaluara nga dekreti i presidentës,
Nuk duhet të veprojë në mënyrë që të anashkalojë vendimet përfundimtare të gjykatës kushtetuese, sepse kjo mund të krijojë krizë kushtetuese,
Nuk mund të miratojë marrëveshje që lidhen me organizimin e vetë kuvendit.
Prandaj vendimi për pezullimin e dekretit të presidentës ka ndaluar të gjithë veprimtarinë normale të kuvendit dhe kjo ka krijuar bllokadë institucionale, duke penguar kuvendin të kryejë funksionet e tij bazë të cilat janë:
Miratimin e ligjeve që nuk lidhen me shpërndarjen,
Mbikëqyrjen dhe kontrollin e qeverisë,
Vendime procedurale dhe organizative të brendshme,
Miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që nuk prekun mandatet ose shpërndarjen,
Përgatitjen e projektligjeve dhe vendimeve për miratim pas përfundimit të shqyrtimit të dekretit.
Ky lloj pezullimi cenon vazhdimësinë e funksionimit të shtetit dhe parimet themelore që institucionet duhet të funksionojnë normalisht edhe gjatë shqyrtimit të një akti kontestues.
Përfundimisht zbatimi i parimit të funksionimit normal të institucioneve:
është thelbësor për ruajtjen e shtetit dhe stabilitetin politik,
pezullimi i përgjithshëm i veprimtarive të kuvendit krijon kriza institucionale dhe të pa nevojshme,
ruan funksionimin demokratik dhe vazhdimësinë e shtetit.
Nga analiza e vendimit rezulton se parimi i funksionimit normal të institucioneve nuk është trajtuar në mënyrën e drejtpërdrejtë në vlersimet përkitazi me masën e përkohshme, ndonëse ky parim mund të kishte rëndësi të veçantë për vlerësimin e situatës së krijuar.
Dhe përfundimisht nga analiza e tillë rezultojnë disa argumente shumë të rëndësishme që lidhët me rolin dhe kufijt e Gjykatës kushtetuese, sipas nenit 112 të kushtetutes – Roli i gjykatës Kushtetuese është auatoriteti përfundimtar për interpretimin e kushtetutës dhe siguron pajtueshmërinë e ligjeve dhe veprimeve të institucioneve me Kushtetutën.
Pra roli i saj është kontrollues, e jo ushtrues i funksioneve të institucioneve të tjera sepse në doktrinën kushtetuese ekziston parimi që Gjykata kushtetuese nuk duhet të ndërhy në mënyrë që të paralizon funksionimin e një organi kushtetues përveç nëse kjo është absolutisht e domosdoshme për mbrojtjen e kushtetutës.
Atëherë lind pyetja juridike – a ka kaluar ndërhyrja e gjykatës nga kontrolli kushtetues në kufizim të një organi kushtetues.
Duke pasur parasysh rolin e gjykatës Kushtetuese i cili konsiston në sigurimin e pajtueshmërisë së veprimeve të institucioneve me Kushtetutën, mund të shtrohet edhe çështja e raportit ndërmjet kësaj kompetence dhe ndikimit që masa e përkohshme ka në ushtrimin e funksioneve kushtetuese te Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë periudhës sa ajo mbetet në fuqi.
Pra ky argument lidhet me tre elementet kushtetuese:
Ndarjen e pushtetit,
Roli kushtetues i gjykates kushtetuese,
Funksionimi i vazhdueshëm i institucioneve shtetërore.
Përpos këtij argumenti kemi edhe një argument që lidhet me parimin e proporcionalitetit e që lidhet më drejtpërsëdrejti me masat e përkohshme.
Në të drejtën Kushtetuese, parimi i proporcionalitetit kërkon që çdo ndërhyrje e një institucioni publik të kete qëllim legjitim, të jetë e nevojshme dhe të jetë proporcionale me efektet që prodhon.
Pra masa nuk duhet të jetë më e rëndë sesa është e nevojshme për të arritur qëllimin.
Në rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndalon çdo veprim të Kuvendit dhe mbetet në fuqi deri më 31. Mars 2026.
Prandaj duhet vlerësuar se a ishte e domosdoshme ndalimi i cdo veprimi të kuvendit, apo vetëm i veprimeve që lidhen me çështjen konkrete.
Sepse masa e përkohshme duhet të jetë e kufizuar vetëm në veprimin që kontestohet e jo të ndalojë tërë funksionimin e Kuvendit, sepse kuvendi ka kompetenca të shumta si :
Miratimin e ligjeve,
Ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare,
Mbikëqyrjen e qeverisë etj,
Nëse janë ndaluar të gjitha këto atëherë mendoj se masa e tillë është disproporcionale në raport me qëllimin që synon ta arrijë.
Argumenti tjetër ështe edhe me parlamentin si organ përfaqesues i sovranit, mandati i tij nuk është vetëm formal, ai shpreh sovarnitetin e qytetarëve sipas nenit 1 dhe nenit 65 të kushtetutës së Kosovës dhe çdo ndërhyrje që ndalon veprimtarinë e Kuvendit ndikon direkt në ushtrimin e përfaqësimit demokratik, sepse deputetët nuk mund të veprojnë për qytetarët gjatë periudhës së ndalimit.
Duke pasur parasysh se kuvendi i Kosovës është organi përfaqësues i popullit dhe njëherit si organ garant i ushtrimit të sovranitetit demokratik të qytetarëve, ndalimi i ndërmarrjes së çdo veprimi nga kuvendi, gjatë periudhës sa mbetet masa e përkohshme, ndikon drejtpërsëdrejti në funksionimin normal të institucionit dhe ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese.
Vendimi i gjykatës Kushtetuese të republikës së Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme i cili ka ndaluar ndërmarrjen e çdo veprimi nga Kuvendi i Kosovës nga data 09 – 31 mars 2026, ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ushtrimin e funksioneve të tij kushtetuese. Një ndërhyrje e tillë ngre çështje lidhur me parimin e proporcionalitetit, sipas të cilit cdo masë duhet të jetë e nevojshme dhe e kufizuar në raport me qëllimin që synon të arrij, si dhe parimin e funksionimit normal të institucioneve, i cili garanton vazhdimësinë dhe stabilitetin e sistemit kustetues. Për më tepër:
Kuvendi si organ përfaqësues i popullit ka mandat të caktuar për të ushtruar sovranitetin demokratik të qytetarëve,
Kufizimi i plotë i veprimtarisë së tij cenonë ushtrimin e këtij sovraniteti dhe shkakton bllokadë institucionale.
Në këtë kontekst, është e nevojshme që çdo masë e përkohshme të interpretohet dhe zbatohet duke respektuar në mënyrë të balancuar ndarjen e pushteteve, funksionimin normal të institucioneve dhe proporcionalitetin e ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese.