Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.
Ai ka thënë se “ne jemi të palëkundur pranë jush sot dhe gjithmonë, duke ofruar mbështetje për aq kohë sa është e nevojshme”, shkruan teve1.info
“Duke i dërguar urime të përzemërta njerëzve në ditën e tyre të Pavarësisë! Ne jemi të palëkundur pranë jush sot dhe gjithmonë, duke ofruar mbështetje për aq kohë sa është e nevojshme”, ka shkruar ai në X.
Ukraina sot shënon 32-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Po këtë ditë bëhen mbi 1 vite prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe dëmet materiale sa shkojnë e rriten.


