Lajme

Rohde thotë se Kosova mund t’i kursejë deri në 55 milionë euro me anëtarësim në SEPA, përfiton edhe diaspora

09/25/2024 18:17
nga:Sh R

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova mund të kursejë deri në 55 milionë euro në vit, duke iu bashkuar Zonës së Vetme të Pagesave në Bashkimin Evropian (SEPA-s).

Sipas Rohdes, përfituesit nga anëtarësimi i Kosovës në SEPA janë diaspora, përfituesit e remitancave e partnerët tregtarë, duke forcuar kështu, sipas tij, ekonominë e Kosovës.

“Arritja e kësaj kërkon më shumë integrim ekologjik me rajonin dhe Bashkimin Evropian”, tha Rohde.

Pjesë e diskutimit “Bashkimi në Sistemin SEPA – Përfitimet ekonomike për Kosovën” ishte edhe zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi.

Bislimi tha se gjatë këtij diskutimi theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në SEPA “si një hap i mëtejmë drejt integrimit në familjen evropiane”.