Lajme

Rohde shkruan për Kadarenë: Gjigant i letërsisë, e solli letërsinë shqipe në botë

07/03/2024 11:05
nga:G C

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librën e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare.

Rohde e ka quajtur Kadarenë “gjigant të letërsisë”, ku tha se Kadare përmes fjalëve të tij e solli letërsinë shqipe në botë.

“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde në platformën “X”

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca po marrin pjesë në Tiranë, për homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.