Lajme

Rohde përshëndet heqjen e vizave për Bosnje-Hercegovinën

10/14/2024 22:46
nga:G C

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e një anshme të vizave për lëvizje të lirë ndaj Bosnje-Hercegovinës.

“Hyrja pa viza për qytetarët e Bosnje-Hercegovinës në Kosovë është një moment historik për integrimin rajonal dhe një gjest kuptimplotë nga Kosova”, ka shkruar ai në X.

Ai e ka cilësuar vendimin si hap të rëndësishëm për të ecur përpara.

“Është mirë të shohësh një progres të tillë në Samitin e Procesit të Berlinit sot”, vazhdon postimi.