Lajme

Rohde për personat e zhdukur: S’është bërë asnjë progres në tri vitet e fundit për shkak të bllokadës politike

04/27/2024 13:39
nga:Y I

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjen më shumë se keqardhje për faktin që s’është bërë asnjë progres për 3 vitet e fundit në zgjidhjen e fatit të personave të pagjetur për shkak të bllokadës politike.

Rohde ka thënë se në ditën kombëtare të personave të pagjetur, bashkohet me familjet e personave të zhdukur.

“Më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike”, ka shkruar ambasadori gjerman.