Lajme

Rohde pas vendimit për liberalizim të vizave: Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë

04/18/2023 14:24
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka përshendetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

Ai shpërndau një Twitter adresimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila iu gëzua këtij miratimi.

”Më në fund është bërë! Me miratimin përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, ka shkruar ambasadori gjerman.

”Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë! E merituar! Faleminderit eurodeputetes Violavon Cramon për angazhimin tuaj në këtë çështje”, ka theksuar Rohde.