Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë në njohje, në rast se të dyja shtetet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian (BE).
“Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar ‘hap pas hapi’ rezulton të jetë ‘tit për tat’ që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”, ka shkruar Rohde në platformën X.
Shprehja “Tit për tat” e përdorur nga ambasadori përshkruan një situatë reciprociteti në veprime, veçanërisht kur dikush përgjigjet në formën e hakmarrjes.
Normalisation must result in recognition, if both 🇽🇰 + 🇷🇸 want to join 🇪🇺.
Too often what is labelled ‚step by step‘ turns out to be ‚tit for tat‘ that helps neither side. Courageous decisions are much needed!
This & much more I shared w/ @ShpatBlakcori in my interview for Tëvë1 pic.twitter.com/qfRtq2QLYK— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 4, 2024