Lajme

Rohde: Nevojiten katër muaj për tranzicion dhe informim për dinarin

02/09/2024 14:52
nga:N K

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar katër muaj afat për hyrjen në fuqi të vendimit për dinarin serb.

Në një postim në X, ai e ka shpërndarë një postim të ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku ai ka kërkuar që të shtyhet vendimi i BQK-së për dinarin.

“Kolegu im nga BE-ja, Tomas, qartë deklaron pse na duhet periudhë e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën 4-mujore para liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë si duhet. Na duhet sërish kjo”, shkroi Rohde në Twitter.