Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka kërkuar nga Kosova që të përpiqet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.
Rohde, këtë e ka thënë përmes një postimi në platformën X, derisa ka shprehu mirënjohje për për pjesëmarrjen e tij në tryezën e sotme me përfaqësues të BE-së.
”I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të Ballkani Perëndimor, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, ka shkruar Rohde.
Glad having been part of a round-table on 🇽🇰’s progress towards 🇪🇺 today. 🇽🇰 progresses faster than the other WEB-countries, yet more cooperation among parties in parliament & ethnic communities needed. Additionally, 🇽🇰 must make more efforts to implement agreements reached w/ 🇷🇸 pic.twitter.com/UEQiBpEWuw
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 20, 2023