Lajme

Rohde: Gjykata Kushtetuese, i vetmi institucion që ka kompetenca ta kontrollojë draft-statutin e Asociacionit

07/04/2024 21:56
nga:Sh R

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështetë deklaratë e homologut amerikan Jeffrey Hovenier, se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit.

Rohde në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, ka thënë se Kosovës nuk po i kërkohet implementimi i Asociacionit, por një hap të parë në këtë drejtim, e ai është dërgimi i draft-statutit në Kushtetuese.

“E kam thënë publikisht shumë herë…Ne nuk po kërkojmë implementim të plotë të Asociacionit. Ne po kërkojmë për hapin e parë të dukshëm. Dhe ky është dërgimi i draft-statutit te Gjykata Kushtetuese e juaj. Sepse, siç tha kolegu im amerikan dje, Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion në këtë planet,që ka kompetenca të kontrollojë këtë draft-statut, asnjë institucion tjetër. Nëse Kosova nuk e bën këtë, është lehtë për palën tjetër të thotë nuk bëjmë gjë. Sepse draft-statutin për Asociacionin është e vetmja gjë që Kosova duhet të bëjë”, ka thënë Rohde.

Ai ka thënë nëse një gjë e tillë nuk bëhet do të ketë pasoja për Kosovën dhe mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës sipas tij është një.

Kryeministri i Kosovës javë më parë kishte deklaruar se draft-statuti i BE-së për Asociacionin duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias