Lajme

Rohde: Gjermania mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

11/29/2022 15:01
nga:N M

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se Berlini zyrtar mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Këtë deklaratë Rohde e ka bërë pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës ”, ka shkruar Rohde.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri.

Dorëheqjet e serbëve, juristët tregojnë rrugët për kthimin e policëve, gjyqtarëve e prokurorëve në institucione