Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar komandantin e ri të KFOR-it gjerman, Reichstein.
Në një postim në platformën X, ai ka falënderuar komandantin e kaluar Gerber për kontributin e tij të dhënë për gjashtë muaj rresht.
“Mirë se vini Kol Reichstein! Ju uroj suksese në misionin tuaj përpara. Prania e COMKFOR-it dhe gjeneralit Schütt nënvizon përkushtimin e fortë të Gjemanisë për KFOR-in dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë”, ka thënë Rohde.