Lajme

Rohde për liberalizimin e vizave: BE së shpejti me lajme inkurajuese për Kosovën

09/17/2022 00:10
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar lajme të mira për Kosovën nga Bashkimi Evropian që lidhen me liberalizimin e vizave.

Ky reagim i tij vjen pas deklaratës së përbashkët nga Franca, Gjermania dhe Polonia, ku është kërkuar progres për liberalizim të vizave për Kosovën.

“Lajm inkurajues për Kosovën do të jepet së shpejti nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Rhode në profilin e tij në Twitter.