Lajme

Rohde: 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë përfituar nga Procesi i Berlinit

10/18/2024 12:36
nga:N K

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Procesi i Berlinit.

Ai kështu u shpreh gjatë diskutimit i mbajtur sot, raporton KosovaPress, përcjell Klankosova.tv.

Rohde tutje tha se qëllimi kryesor është tregu i përbashkët rajonal.

Ambasadori sërish përshëndeti vendimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili njoftoi se nga 1 janari i 2025-tës do të heq njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë Hercegovinën.