Sporti

Roger Federer pritet të luajë edhe në ‘Laver Cup’

09/20/2022 09:30
nga:Mergim Rreci

Roger Federer ka bërë të ditur se lamtumira e tij në kompeticion do të jetë në Laver Cup, i cili fillon më 23 shtator, por trajneri i tij fizik Pierre Paganini zbuloi se nuk është e sigurt që legjenda zvicerane do të mund të luajë në atë turne.

“Federer ndoshta do të vendosë në momentin e fundit. Ai po punon për të kuptuar nëse është një ide e mirë të luajë apo jo. Mezi pres vendimin e tij”, ka shpjeguar fizikanti italian, përcjell GazetaBlic Sport.

Vendimi për t’i dhënë fund karrierës së tij pati një ndikim të thellë: “Kam punuar me të për shumë vite dhe e di se si mendon Federer. Nuk ishte e papritur. Në korrik ai filloi të shihte se si ishte fizikisht dhe mundësinë e kthimit. Ai e kuptoi se i duhej një përpjekje e madhe për të arritur një intensitet të lojës që ai e konsideronte të ulët.”