Rodrygo pritet të largohet nga Real Madridi. Pavarësisht se ka një kontratë me “mbretërit”, braziliani është i vetëdijshëm se do të marrë më pak kohë loje këtë sezon sesa do të donte dhe është i vendosur të largohet.
Megjithatë, Real Madridi dëshiron të paktën 100 milionë euro për të dhe nuk ka shumë klube që mund të paguajnë një tarifë të tillë transferimi. Një javë më parë, u përhap lajmi se Tottenhami ishte shumë i interesuar për lojtarin 24-vjeçar dhe se klubi londinez kishte ndërmend të paguante këto 100 milionë euro vetëm për ta sjellë atë në radhët e tyre.
Por, të paktën sipas mediave në Spanjë, Rodrygo nuk ishte aspak i interesuar për diçka të tillë, ai thjesht donte të shkonte në një klub më të madh.
Opsioni më i mundshëm është një transferim te Manchester City, por… ka shumë “por” kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis City dhe Realit.
/GazetaBlic Sport


