Kupa e Botës 2022

Rodrygo: Neymar më dha shumë besim, me Korenë e Jugut pres një sfidë të komplikuar

12/04/2022 18:23
nga:E K

Dëmtimi i Neymar i dha mundësinë lojtarëve të rinj të Brazilit të tregonin veten dhe ndër këta lojtarë ishte Rodrygo Goes. Anësori i sulmit, të Real Madrid edhe pse në moshën 21-vjeçar, po jeton momente ëndrrash teksa është kthyer në një nga “protanositët” tek “seleçao”.

Në një intervistë për gazetën prestigjoze italiane “Gazzetta dello Sport”, Rodrygo tha se lideri i tij në fushë, Neymar i ka dhënë shumë besim, ndërsa për lojtarët, që kanë pësuar dëmtime si Danilo, Alex Sandro e Gabriel Jesus, anësori 21-vjeçar tha se shpreson që të rikuperohen sa më shpejt.

“Neymar më dha kaq shumë besim. Unë jam duke luajtur për të dhe ai është treguar shumë mirë me mua. Është një nder për mua të luaj me të, ai është idhulli im. Fjalët e tij e bëjnë detyrën time më të lehtë. Ne jemi të shqetësuar për Danilon, Sandron dhe Jesus, është e qartë. Sepse ne shpresonim qartë se askush nuk do të lëndohej. Kjo ndodh, shpresoj që të gjithë të rikuperohen shpejt”,- u shpreh Rodrygo.

Ndërkaq për ndeshjen e nesërme me Korenë e Jugut, 21-vjeçari e konsideron atë si një përballje shumë të vështirë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Në qershor i mundëm 5-1, por ndeshja ishte më e vështirë nga sa tregon rezultati. Pres një sfidë të komplikuar, sepse ata nuk kanë asgjë për të humbur”,- tha në fjalët e tij, anësori i Real Madrid.