Sporti

Rodrygo: Na mungon Neymar, ai është më i miri

09/10/2024 12:19
nga:Lorik J

Një nga yjet e kombëtares braziliane – Rodrygo, flet për mungesën e figurës së madhe në “Selecao” – Neymar, i cili prej gati një viti është dëmtuar rëndë.

Lojtari i Real Madridit është i bindur se skuadrës i mungon kapiteni.

“Të gjithë mund ta shohin këtë, është e qartë se sa shumë na mungon. Ai është ylli ynë, lojtari ynë më i mirë. Për të fituar Kupën e Botës, të gjithë duhet të jenë në maksimumin e tyre. Ne duam që ai të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rodrygo për Neymar.

/GazetaBlic Sport/