Sporti

Rodrygo lë pas dëmtimin, gati për ndeshjen ndaj Milanit në Champions League

11/04/2024 12:40
nga:Lorik J

Braziliani Rodrygo do të mund të marrë pjesë në ndeshjen e Real Madridit kundër Milanit. Takimi mes dy gjigantëve europianë në Ligën e Kampionëve luhet nesër, më 5 nëntor, në orën 21:00.

Futbollisti 23-vjeçar humbi El Clasicon. Rodrygo kishte një problem dhe po stërvitej veçmas brenda pak ditësh.

Ndeshja e radhës e madrilenëve ndaj Valencias, u anulua për shkak të përmbytjeve në rajon. Rikthimi i Rodrygos do t’i japë trajnerit Carlo Ancelotti opsione shtesë sulmuese.

Italiani pritet të lërë në stol Aurelien Chuameni në ndeshjen me kuqezinjtë.

/GazetaBlic Sport/