Sporti

Rodrygo: Jam i hidhëruar, duhet të isha nominuar për Topin e Artë

09/09/2024 12:30
nga:Lorik J

France Football publikoi një listë me 30 kandidatë për Topin e Artë këtë vit dhe Rodrygo Goes nuk ishte në mesin e tyre.

Rodrygo u shpreh në një intervistë për ESPN: “Isha i mërzitur, mendoj se e meritova. Nuk dua të nënçmoj lojtarët që u nominuan, por mendoj se duhet të isha ndër 30. U befasova”.

Ceremonia e shpalljes së lojtarit më të mirë në botë për vitin 2024 do të mbahet më 28 tetor në Paris. “Kam publikuar një mesazh tallës. Tani nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë që jam i hidhëruar. Më kanë mbështetur në kombëtare dhe Real Madrid, njerëzit më kanë dërguar mesazhe”, shtoi Rodrygo.

/GazetaBlic Sport/