Ideja e transferimit të Mbappes në Real Madrid po mirëpritet nga lojtarët e skuadrës spanjolle.
Rodrygo u shpreh i lumtur nëse francezi do i bashkohej ‘Los Blancos‘, shkruan GazetaBlic Sport.
“Flitet shumë për Mbappen dhe lojtarë të tjerë, por nuk e di situatën se si është. Konkurrenca këtu është e madhe. Do të ishte një tjetër lojtar i madh për këtë konkurrencë, do të gëzohesha nëse vjen, sepse do të na ndihmonte”, tha Rodrygo.
/GazetaBlic Sport/


