Sporti

Rodrygo: Do ​​të doja të merrja numrin 10 kur Modric të largohet

04/06/2023 17:21
nga:L J

Sulmuesi brazilian Rodrygo dëshiron që Luka Modric të qëndrojë edhe një vit në Real Madrid dhe më pas ai të marrë fanellën me numrin 10 prej tij.

Rodrygo luajti ndeshjen e tij të 150-të për Realin të mërkurën mbrëma në fitoren 4:0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të kupës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të jem i sinqertë me ju, do të doja të vishja numrin 10. Do të flas me Modricin për këtë. Dua që Luka të qëndrojë edhe një vit, kështu që kur të mos jetë më këtu, do të doja ta vesh atë fanellë. ”, tha Rodrygo me numrin 21 në shpinë.

Për vite me radhë, numri 10 u konsiderua një numër i pafat në “klubin mbretëror” sepse shumë lojtarë para Modric, përfshirë James, patën fat të keq, luajtën papritur keq ose u larguan të zhgënjyer nga Santiago Bernabeu.

/GazetaBlic Sport