Sporti

Rodrygo: Ancelotti më tha të futem në fushë dhe të shënoj

05/05/2022 00:17
nga:L J

Heroi i Real Madridit sonte ishte padyshim Rodrygo, i cili realizoi dy gola ndaj Manchester Cityt për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Pas vazhdimeve, Real Madridi shënoi me Benzeman dhe kështu siguruan një biletë për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, braziliani tha se Ancelotti para se ta inkuadronte në lojë i tha se duhet të shënonte.

“Ancelotti më tha: Futu në fushë dhe shëno”, tha Rodrygo pas ndeshjes.

Vlen të theksohet se Real Madrid tani do të takohet me Liverpoolin në finale me 28 maj në Paris.

/GazetaBlic Sport/