Vallecano bëri një bujë të madhe gjatë verës duke transferuar James Rodriguez, i cili kërkohej nga shumë klube pasi tregoi në Copa America se mund të luajë ende futboll në nivelin më të lartë.
Klubi spanjoll arriti të transferojë kolumbianin – por mund të mbetet pa të në dimër.
Mesfushori nuk po merr minutat që kishte shpresuar, ai ka luajtur vetëm 123 minuta në pesë ndeshje deri më tani dhe po mendon të ndryshojë klubin në afatin kalimtar të ardhshëm.
Sipas Marcas, Lazio dhe dy klube turke janë interesuar për të.
/GazetaBlic Sport