Sporti

Rodriguez afër largimit nga Everton

09/20/2021 13:32
nga:E K

James Rodriguez është një hap larg largimit nga Everton.

Rodriguez ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Kolumbiani ka humbur vendin e startuesit me ardhjen e Benitez te Everton, dhe kjo po e shtyen të mendojë largimin nga “Goodison Park”.

Sipas Sky Sport, mesfushori i Everton mund të rikthehet te Porto gjatë afatit kalimtar dimëror.

/GazetaBlic Sport/