Sporti

Rodri pranë rinovimit me Manchester City, Real Madrid pa hapa zyrtarë për mesfushorin spanjoll

05/13/2026 11:20
nga:Mergim Rreci

Real Madrid nuk ka ndërmarrë ende asnjë veprim zyrtar ndaj Manchester City-t lidhur me mesfushorin Rodri, pavarësisht interesit që klubi spanjoll ka për të.

Mesfushori spanjoll duket gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës me klubin anglez, kurse vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret shumë shpejt, transmeton GazetaBlic Sport.

Manchester City prej disa javësh është në bisedime me Rodrin për zgjatjen e kontratës dhe tashmë është i gatshëm të përshpejtojë procesin për ta mbajtur mesfushorin të paktën edhe një vit tjetër në Premier League.

Klubi anglez synon ta sigurojë vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të mesfushës së tij, duke i dhënë fund çdo spekulimi rreth një largimi të mundshëm drejt Real Madridit.

/GazetaBlic Sport/