Sporti

Rodri nënshkruan kontratë të re dhe bëhet lojtari më i paguar në Manchester City

08/19/2024 13:31
nga:E K

Reprezentuesi spanjoll Rodri do të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn, raporton The Athletic.

Mesfushori është lidhur me Real Madridin si pasardhës i Toni Kroos dhe “qytetarët” nuk duan ta lënë të largohet pasi është një lojtar i rëndësishëm në skuadër, transmeton GazetaBlic Sport.

Mediat britanike pohojnë se drejtuesit e Manchester Cityt e kanë bindur Rodrin të qëndrojë në Etihad dhe me kontratën e re do të jetë lojtari më i paguar në skuadër, madje më shumë se Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne.

Kandidati për Topin e Artë Rodri aktualisht fiton 258 mijë euro në javë dhe me kontratën e re paga e tij do të jetë dyfishi i kësaj.

Rodri iu bashkua klubit në vitin 2019 dhe aktualisht është nën kontratë deri në fund të sezonit 2026/27.

/GazetaBlic Sport/