Rodri shpreson të rikthehet në fushë përpara fundit të sezonit pasi pësoi një këputje të ligamentit në gjurin e tij të djathtë gjatë barazimit 2-2 me Arsenalin në shtator.
Pavarësisht se Pep Guardiola fillimisht deklaroi se lëndimi do ta përjashtonte atë për pjesën tjetër të sezonit, Rodri synon të bëjë një rikthim.
Cituar nga BBC, Rodri tha: “Qëllimi im është të rikthehem këtë sezon. Unë nuk heq dorë nga ky sezon, por nuk dua të bëj asnjë gabim.
“Objektivi im për t’u kthyer është gjashtë apo shtatë muaj.
“Po ja kaloj shumë më mirë nga sa e kam menduar, pjesën tjetër po e shijoj nëse është e mundur të thuhet kështu”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport