Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, iu përgjigj thashethemeve që e lidhin atë me Real Madridin, por e shtyu vendimin deri pas Kupës së Botës.
“Jemi këtu për të folur për Kupën e Botës. Sa i përket të ardhmes sime, do të pres derisa të mbarojë Kupa e Botës”, deklaroi Rodri.
Pavarësisht spekulimeve, lojtari këmbëngul se fokusi i tij është tërësisht tek kombëtarja.
“Është normale të flasësh për lojtarë që shkojnë në klube të ndryshme. Unë jam kapiteni i ekipit kombëtar, përgjegjësia ime është të jem lider brenda grupit. Do të përqendrohem te Kupa e Botës”, shtoi ai.
Lidhur me gjendjen e tij fizike, Rodri dukej i sigurt dhe i përgatitur.
“Jam në formën time më të mirë. Kam pasur më pak stërvitje fizike dhe më pak ndeshje, por mezi pres ta udhëheq ekipin”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


