Lajme

Robinson: ShBA-ja është këtu për t’ju mbështetur në ndërtimin e institucioneve jetike të sigurisë

03/21/2024 11:35
nga:Sh R

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotik dhe Sundim të Ligjit Todd Robinson, është takuar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit, Osmani e Robinson mbajtën një konferencë për media, ku ky i fundit tha se fakti që është për vizitë në Kosovë, tregon mbështetjen e ShBA-së për shërbimet e sigurisë për qytetarët e rëndomtë kosovarë.

“Porosia ime është se ShBA-ja është këtu për të ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institucione jetike të sigurisë dhe struktura të drejtësisë, të punojmë për një Kosovë më të mirë sot, por edhe për një Kosovë më të fortë, më transparente në të ardhmen”, tha Robinson.

Më tej, Robinson tha se nuk është hera e parë që është në Ballkanin Perëndimor dhe se tha se “e mirëpres mundësinë për të parë më shumë nga vendi juaj, për tu takuar edhe me kolegët tuaj në qeveri dhe në sektorin e gjyqësorit”.